Pak kohë para se të sillte në jetë vajzën e saj, Gaian, Olta Boka na prezantoi vitin e shkuar edhe me partnerin, Iv Rrokaj. Marrëdhënia e tyre përflitej lart e poshtë prej kohësh, por ata vendosën ta pranonin hapur në momentin që mësuan se në jetën e tyre do vinte në jetë një bekim i madh. Edhe sot që të gjithë janë në dijeni për marrëdhënien e Oltës, këngëtarja tregohet shumë e rezervuar për jetën e saj private. Postimet familjare me partnerin apo me të bijën janë me pikatore dhe vijnë vetëm në raste shumë të rralla, si ditën e sotme.
Ivi feston sot ditëlindjen dhe Olta si rrallëherë ka publikuar një foto me të dhe i ka bërë një dedikim publik. Në foto ata shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa shihen të veshur me bluza të njëjta.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Ishim fëmijë dhe u bekuam me fëmijë!”, shkruan Olta përkrah fotos me partnerin.
icon style