Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shembjen tek Prestige Resort.
“Kur diskutojmë për çështje që flasim për ligjin të njihemi me të dhe me procedurat. Për të mos bërë spekulime. Lexoni ligjin është i qartë. Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve janë të qarta. Të përshkallëzuar me ligj. Ka shembje, konfiskim dhe kështu me radhë… Pra lexoni ligjin me shumë vëmendje. Mos nxirrini konkluzione.” tha Rama.
Edi Rama u ndal edhe tek zërat kundër “Open Balkan”.
Kryeministri theksoi se Ballkani i Hapur është një nisëm me përputhje të plotë me frymën e BE dhe nga ana tjetër është pjellë e procesit të Berlinit.
“Kemi firmosur dokumentet që ishin më parë të firmosura në Ballkanin të Hapur. Ata që janë kundër ndoshta duan të ndryshojnë opinion, por ne jo” tha Rama.