Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe për një vizitë zyrtare atje. Gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House

ai u pyet në lidhje me Ballkanin e Hapur, për të cilin tha se  shqiptarët janë në pozitën më të mirë se që kanë qenë ndonjëherë.

Sakaq shtoi se i vetmi problem mbetet ndikimi rus në Serbi.

Rama:  është pjesë e nje procesi nismash dhe hapash, transformimi të tërë që po përjeton Ballkani. Nuk duhet ta harrojmë kurrë se jemi në pozitën më të mirë, me të gjitha problemet. Shqiptarët janë në pozitën më të mire që kanë qenë ndonjeherë. Marrëdheniet në Ballkan nuk kanë qenë kurrë më mirë.

Ka barrikada, ka ca njerëz,ka deklarata nxitëse. Gjithcka po ecën në drejtimin e duhur. I vetmi problem që nuk duhet nënvlerëuar është ndikimi rus. Ndaj na duhet ta majmë Serbinë nga ana jonë, të forcojmë marrëdhëniet me të.