OpenAI, kompania që krijoi chatbot-in më të famshëm ChatGPT, tregoi ditën e martë se do të prezantojë një aplikacion të chatbot-it për iOS. Ky aplikacion do të ofrohet falas për të gjithë përdoruesit dhe do të mund të sinkronizojë historinë e kërkimit midis pajisjeve të ndryshme.
“Të abonuarit në CHatGPT Plus do të fitojnë akses ekskluziv në aftësitë e shumta të GPT-4, akses më të hershëm dhe përgjigje më të shpejta.” shtoi kompania. GPT-4 është modeli gjuhësor i inteligjencës artificiale me aftësi të jashtëzakonshme që po i jep një sukses kaq të madh ChatGPT.
Për herë të parë në muajin shkurt kompania prezantoi planin e abonimit ChatGPT Plus që kushton $20 në muaj. Si fillim ai ishte thjesht një testim, mirëpo gjithçka duket se ka ecur shumë mirë, pasi numri i personave të abonuar është shtuar vazhdimisht në këtë platformë.
Pritet që ky numër të rritet akoma dhe më tepër me prezantimin e aplikacionit për iOS fillimisht në SHBA dhe më pas në të gjithë botën në javët në vijim.
Beteja për të dominuar industrinë AI do të vazhdojë midis Microsoft dhe Alphabet, dhe pse Microsoft është në avantazh për momentin.