Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. 14 persona kanë rënë në pranga, 9 prej të cilëve janë italianë dhe 5 shqiptarë. Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.
Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën shtatë milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë. Shkatërrimi i grupit kriminal u bë i mundur falë bashkëpunimit të Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.
Vijon…