Policia e Bolivisë po finalizon një operacion në San Miguel de Velasco, për kapjen dhe arrestimin e përgjegjësve për vrasjet e fundit në San Ignacio.

Gjatë operacionit ka ndodhur një shkëmbim zjarri, ku një individ ka arritur të arratiset pasi ka qëlluar ndaj forcave të policisë. Dyshohet se ky individ mund të jetë një nga autorët e vrasjeve.

Nga të arrestuarit, rezultojnë shtetasit brazilianë, paraguaianë, bolivianë dhe një shqiptar. Në veçanti, shtetasi brazilian, Lourival Maximo Da Fonseca, ka një histori të gjatë kriminale dhe është i kërkuar në disa vende të Amerikës Latine për krimet e tij, duke përfshirë trafikun e drogës dhe armëve, organizatat kriminale dhe pastrimin e parave.