Grupi i Kërkim-Shpëtimit Malor te Shqiperisë pjesë e Federatës Shqiptare te Alpinizmit e Turizmit Malor, mori pjesë në një ndërhyrje për shpëtimin e një personi që kishte mbetur i bllokuar në një segment të Kanioni i Osumit.Operacioni zgjati rreth 6 orë dhe u zhvillua në një terren tejet të vështirë, nën kushte atmosferike të rënduara, me temperatura të ulëta dhe shikueshmëri të kufizuar. Gjatë ndërhyrjes u realizua një zbritje vertikale prej afro 120 metrash, duke u përdorur teknikat alpine të nevojshme në rrethana aspak të favorshme për një situatë emergjente.
Pas këtij operacioni me profesionalizëm e përkushtim në këtë situatë kritike, ata bërë të mundur përmbylljen me sukses të ndërhyrjes në orën 05:30 të mëngjesit të ditës se sotme






