Operacioni i koduar “Faza e parë”. Pas kontrolleve të kryera nga policia në fshatin Bratosh janë zbuluar platforma polistiroli në të cilat ishin mbjellë fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Platformat me fara kanabisi u shkatërruan gjatë operacionit, ndërsa një pjese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.






