Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një aksion përgjatë orëve të fundit ku mësohet se ka lëshuar një masë sigurie për avokatin e njohur, Besart Logu.

Burime për mediat nga organi i akuzës konfirmojnë se SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” për Logun, pasi akuzohet për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.

Gjithashtu, mëngjesin e sotme oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbardhur në zyrën e avokatit ku dhe janë duke kryer kontrolle në kuadër të këtij operacioni dhe procedurave përkatëse.

Lidhur me këtë zhvillim të orëve të fundit deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo nga vetë avokati Besart Logu.