Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka paralajmërur sot krijimin e një strukture të posaçme në policinë kriminale për krimet kompjuterike.

Kjo deklaratë erdhi pas një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj spanjolle në disa Call Centera në vend, detajet e së cilës u bënë publike sot në një konferencë për shtyp.

“Krimi ai mbi baza inteligjente por jo vetëm, të gjejë shtrirje kapilare në mbarë botën. Jemi duke punuar për të rialokuar burimet tona njerëzore, teknike dhe logjistike si dhe përshtatim strukturat.
I kemi dhënë vetes objektiv që fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë të dedikuar. Strukturë e posaçme brenda departamentit të policisë kriminale, e shtrirë në të gjithë strukturat e drejtorisë së policisë së Shtetit. Do të shtojmë kapacitetin njerëzor”, deklaroi Rrumbullaku.