Guardia di Finanza ka dhënë disa detaje në lidhje me megaoperacionin në bashkëpunim me autoritet shqiptare dhe Eurojust.

Deri më tani nga 119 masa që janë dhënë në total, janë ekzekutuar vetëm 43, brenda dhe jashtë Italisë.

Kujtojmë që SPAK bëri me dije se drejtuesit e grupit kriminal ishin 3 shqiptarë, ndërsa masat e dhëna për persona me origjinë shqiptare ishin në total 21.

Ndërkohë sipas autoriteteve italiane po vazhdon puna për gjetjen dhe sekuestrimin  e pasurive që si fillim u raportua 4 milion euro.

Europol ndërkohë ka publikuar një video nga operacioni, ku tregohet se si shefi i bandës i shpjegon trafikantit se duhet të sjellë mall më të mirë, pasi ai që ka kishin nuk po tregtohej

https://www.youtube.com/embed/87Pt2p9fSgM
Di Finanza raporton se është bërë i mundur sekuestrimi i 120 kilogram kokainë e importuar nga Holanda dhe 15 kilogram heroinë e pastër, e bërë gati për shpërndarje.

Jo vetëm kaq, janë sekuestruar po ashtu edhe mbi 129 kilogram marijuanë dhe 92 kilogram hashash, të cilat kultivoheshin në sera.

Kështu sekuestrimi i aseteve dhe burimeve financiare  ka arritur shumën e 5,068,340,00 eurove.r.t/abcnews.al