10 personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Puzzle” ku u godit grupi që trafikonin armë nga Kosova drejt Tiranës.
Të arrestuarit janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.
Gjatë periudhës hetimore më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Kevin Farruku, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara kanabisi.
Deri më tani janë identifikuar 12 persona, ku 10 kanë rënë në pranga dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri, ndër to 12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.