Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për kultivim kanabisi. I riu Marjan Livadhi kishte mbjellë në malin e Shoshit 835 fidanë kanabis.
Policia thotë se kontrollet kanë vijuar edhe në njësitë administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, ku u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.
Në territorin e njësisë administrative Temal, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis./abcnews.al