Policia ka asgjësuar 3561 bimë kanabisi në Shkodër
Kanabisi është zbuluar në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3561 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.