SPAK në bashkëpunim me autoritete italianë kreu ditën e djesme një ndër operacionet më të mëdha kundër mafies dhe krimit të organizuar, të quajtur “Ura”. Me operacionin kundër trafikut të drogës dhe lëshimi e 52 urdhër arresteve, SPAK tregoi forcën e tij mbi grupet kriminale, që veprojnë në Shqipëri dhe vende të tjera.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se SPAK bëri padyshim një prej operacioneve më të mira deri më sot. Megjithatë Karamuço sqaroi se grupet kriminale shqiptare nuk janë më të fuqishmet në Ekuador, përkundrazi janë thjeshte nënkontraktore.
Sipas tij janë 16 grupe kriminale që mund të kenë lidhje me grupet e Ndragheta.
“Altin Dumani pati një stepje për të treguar emrat. Emrat u treguan vetëm nga autoritetet italiane. Nuk u rakordua mirë vendimi i daljes së masave në muajin shkurt me masat që nxorën ne në muajin maj. Pra pse nuk u rakordua që në atë kohë, edhe këtu pati një stepje nga Altin Dumani. Nuk ke pse të justifikohesh nga ana politike, sepse je një organizatë ligjzabtuese.
Ky është një nga operacionet më të mirë që kemi pasur ne sot. Nuk e di se si e rankuar prokuroria sepse janë 16 grupe kriminale. Nuk e dimë se kush është i fuqishmi e kush është më pak i fuqishmi sepse ne kemi pasur tonelata nga të gjithë këta, që kanë qarkulluar nga Ekuadori. Problemi është se sa sasi gjete dhe sekuestrove. Kjo nuk e bën këtë një grup të fuqishëm e bëjnë bashkëpunimet e të tjera. Ka një kontradiktë të madhe dhe me antimafjen italiane e cila thotë s ene u nisëm nga kjo, gjurmuam paranë dhe paranë e gjetëm në Shqipëri.
Por, jo sepse të gjesh nga 4 milionë euro në Shqipëri nga qindra milion euro, kjo do të thotë se partë e tjera janë në grupe më të fuqishme, që ne nuk mundemi t’i themi dot. Janë grupet e Ndragheta, patjetër sepse ashtu ndahet. Ne jemi grupe të vogla nënkontraktore dhe grupet më të fuqishme të Ekuadorit nuk jemi ne”, tha Karamuço.