Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) kërkon rritjen e energjisë eklektike për periudhën nga viti 2025-2027, nga 0.85 lekë/ kilovat/orë aktualisht, në 1.22 ose 1.38 lekë/kilovat /orë.
Pra OST kërkon rritje nga 0.37 ose 0.53 lekë.
Në Entin Rregullator të Energjisë po diskutohet propozimi i bërë nga OST për rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike.
Ndërkohë, bizneset janë kundër kësaj rritje të propozuar, që do të rëndonte sipas tyre sipërmarrjet në vend e madje do të çonte në mbylljen e shumë prej tyre, kur edhe kostot e fuqisë punëtore janë rritur, shprehen ata.
Top Channel