Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur shkurt për mediet pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Sali Berisha. Ai tha se më 6 dhjetor do të protestohet kundër këtij regjimi, që sipas tij ka kapur shtetin dhe po vret të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Sipastij, shqiptarët janë për një Shqipëri evropiane dhe jo për një regjim që i ka kapur të gjitha institucionet dhe po vret të ardhmen e rinisë.
“Kjo është çështje Kushtetute. Jemi për Shqipërinë europiane jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e të gjithë procesit të integrimit europian. Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare me në krye kokainën. Nuk vjen asnjë problem sigurie nga qytetarët, që duan një Shqipëri europiane, sot dhe asnjë ditë më vonë“, tha kreun i PL-së.