SPAK thotë se ka zbardhur jo vetëm disa ngjarje kriminale që ja adreson grupit të shumë kërkuarit Suel Çela, por gjithashtu edhe se si ky grup trafikoi 1396 kilogramë kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.
Një ndër çështjet e zbardhura është atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas, një i dënuar i përjetshëm dhe që njihet si rivali i tij në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu grupit Çela i adresohen edhe dy plane për të vrarë kundërshtarët, Elton Kilen dhe Bledar Muçën, i cili u vra më pas në Belgjikë nga një qitës maroken me pagesë.
Po ashtu SPAK shprehet se grupi i Suel Çelës u angazhua të trafikojë në dy raste 930 kilogramë kokaina nga Ekuadori drejt Europës ndodhur në 2020 dhe në përpjekjen tjetër për të trafikuar 466 kilogramë kokainë nga Ekuadori drejt Holandës, ngarkesë e zbuluar në 2021.
SPAK ka indentifikuar si drejtues të këtij grupi shtetasin Marjus Cela njohur ndryshe si Suel Çela për të cilin shtohet se e drejtori organizatën duke menaxhuar koordinimin e aktiviteteve kriminale, ndërsa me rol kyç në organizatë SPAK veçon shtetasin Bujar Shega, njohur edhe si Marsel Shega, i cili u arrestua në Milano, por edhe Klaus Copja dhe Xhino Roka.
Hetimi bazohet në komunikimet mes anëtarëve në aplikacionin SKY ecc ku pas identifikimit dhe rolit të të dyshuarve gjykata lëshoi 21 masa sigurie midis tyre edhe për një avokate që mbronte interesat e klientëve dhe që u la nën arrest shtëpie. Mes personave që u shpall arrest me burg ishte edhe ish gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish oficeri Dedan Gjoni të cilët dyshohen se krijuan lehtësira për anëtarët e grupit për tu hetuar apo gjykuar.
Madje hetimet tregojnë se organizata kishte aftësi të ndikonte ndaj trupës gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita e dënimit ndaj kundërshtarëve të tyre. Në vazhdim SPAK ka treguar se kërkoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje edhe ndaj dy gazetarëve të cilët dyshohen se manipuluan informacionin duke ndikuar në opinionin publik, duke mbajtur qëndrime në media dhe publikuar artikuj dhe video që keqinformimin, thotë SPAK.
Top Channel