Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në Orikum.
Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh dhe si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Orikum/Informacion paraprak
Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel