Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë prindër të një vajze të quajtur Atara. Tashmë të gjendur përballë këtij roli të ri në jetë, çifti mundohet ta shijojë sa më shumë jetën me vajzën që kaq shumë e dëshironin. Po si çdo çift që janë bërë prindër për herë të parë, edhe ato nuk kanë shpëtuar nga pyetja e zakonshme; se kur do sjellin në jetë një fëmijë të dytë.

E kjo pyetje iu bë në ‘instagram’ Orindës. Moderatorja e njohur iu përgjigj shkurt dhe qartë:

‘Kur të jetë plani i Zotit, pra kur të bëhet vullneti i tij, nëse vullneti i tij do që Atara të bëhet me motër ose vëlla së shpejti, ne do ishim familja më e lumtur në botë, kështu që shpresojmë që Zoti ta ketë në planet e tij’-thotë Orinda.