Ditën e sotme Alban Ramosaj ishte i ftuar në rubrikën “Gjysma Ime” me nënën e tij, që i dedikoi edhe çmimin e parë në “Kënga Magjike”. Të dy ata folën për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin dhe gjithë sfidat që kanë kaluar si familje bashkë me Beatrix-in.

Albani tha se me të ëmën ka një marrëdhënie gati shoqërore, sepse me të ndan gjithçka që kalon gjatë ditës së tij. Antigone tregoi se jeta e saj si një nënë e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit nuk ishte e lehtë, por fatmirësisht ja doli mbanë falë ndihmës së familjarëve të saj dhe dy fëmijëve të mbarë.

Gjatë emisionit Albanit dhe Antigones, ju bashkua edhe Beatrix që erdhi si surprizë për ta. Por kjo nuk ishte e vetmja surprizë për Albanin, i cili është një nga emrat më të lakuar të momentit.

Këngëtari mori një videomesazh nga mikesha e tij e nguhstë, Oriola Marashi, që aktualisht ndodhet në Turqi për shkak të angazhimeve profesionale.

“Përshëndetje Ardit, përshëndetje të gjithëve. Faleminderit që ma zbukuruat ditën me këtë videomesazh për Albanin. Albani është një djalë i cili përtej vlerave artistike, ka vlera njerëzore. Është një djalë i cili me të gjithë dimensionin e tij ka dhënë dashuri, miqësi dhe e kupton jetën e tij në thelb të saj. Të përshëndes dhe faleminderit që na ke bërë krenar, mua, mamit tënd Antigonën, motrën tënde Beatrix”, u shpreh Oriola në videomesazhin e saj.

Albani u emocionua shumë nga fjalët e mikeshës së saj dhe reagimi tij pasi pa videos i bëri të gjithë për të qeshur. Ai tha se Oriola është si zgjatim i tij, sepse të dy janë thuajse njësoj.

“Oriola është një përzgjatim i imi. Sa herë jam me të, ndihem sikur jam vetëm në kuptimin e mirë të fjalës”, tha Albani.


icon style