OSBE-ODHIR përmes një postimi në faqen zyrtare, ka hapur thirrjet për aplikime për vëzhgues në zgjedhjet e 25 prillit.
Prezenca e OSBE në Shqipëri njofton se misioni i vëzhgimit do të funksionojë në mënyrë të pavarur sipas mandateve specifike
“Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR-it. Aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit mbështetës të tij! Pozicionet e lira dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun e mëposhtëm.
*Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të funksionojnë në mënyrë të pavarur, sipas mandateve të tyre specifike”, thuhet në njoftim
Ora News