OSBE ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit. Në raport konsiderohet se procesi në ditën e zgjedhjeve ishte i qetë ndërsa qytetarët mund të zgjidhnin mes kandidatëve të cilët mund të bënin fushatë të lirë brenda një kornize ligjore që respekton liritë themelore. Raporti nënvizon përdorimin e administratës publike nga ana e partisë në pushtet dhe burimeve administrative.
“Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit mund të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, në një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm përmes kontrollit të administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.
Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike u përhapën gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë”
Në raport ceket edhe statusi i kandidatëve të pavarur. OSBE thekson se ata nuk ishin të barabartë me kandidatët e partive, pikë kjo që bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.
“Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit të bisedimeve për hapjen e negociatave me BE.
Ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe dolën nga një proces konsultativ gjithëpërfshirës, ndryshime të mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020.
140 anëtarët e parlamentit u zgjodhën për një mandat katër-vjeçar përmes një sistemi të modifikuar së fundmi proporcional. Sistemi lejonte kandidatë të pavarur, por nuk u garanton barazi në proces, mundësi krahasuar me kandidatët e partive, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në”, thuhet në raport.
Në fund të vëzhgimit, OSBE ka përcjellë disa rekomandime me qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Ajo thekson se kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, i cili duhet të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme.
- Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar në ODIHR dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe të miratohet para zgjedhjeve të arshshme.
- Shteti duhet të garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Çdo formë presioni për t’u zbuluar nëse dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.
- Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova për çdo blerje votash ose presion.
- Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve zme synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.
Sistemi Zgjedhor
- Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, pragu mbarëkombëtar i 1 për qind kandidatët e pavarur duhet të rishikohet.
Kuadri Ligjor
- Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, rregullorja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohet në kohën e duhur.
Administrata Zgjedhore
- Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.