Sapo ka mbaruar mbledhja e grupit parlamentar të PD e thirrur nga kreu i grupit Gazment Bardhi.
Në fokus të mbledhjes ka qenë aksioni opozitar dhe mënyrat e vijimit të tij.
Gazetari Osman Stafa raporton se sipas burimeve, është vendosur vijimi aksioni i opozitës si në dy seancat e fundit parlamentare.
“Për sa kohë nuk do të lejohen të hyjnë në Kuvend, nuk do të lejojnë as kolegët e POS të futen në godinë”, raporton Stafa.
