Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është larguar përpara se të mbyllet mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë.
Kryetarja e Shtetit është parë që të çohet nga karrigia e saj teksa në foltore u afrua ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Ajo shkoi të takonte dy kryeparlamentarët Konjufca dhe Spiropali, teksa në largim nuk u pa që të kishte një shtrëngim duarsh me kryeministrat Rama dhe Kurti.
Osmani mbajti fjalimin e rastit të në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, megjithëse në axhendën paraprake, nuk ishte parashikuar një fjalim i saj.
Top Channel