Rihapet ambasada e RMV-së në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka udhëtuar në Kiev në takim me kolegun e tij ukrainas Dmitro Kuleba dhe funksionarë të lartë të Ukrainës.
Në Kiev takime me zyrtarë të lartë të Ukrainës ku sërish do ta vendosim në funksion Ambasadën e Maqedonisë në Ukrainë. Në këtë mënyrë, përmes rrjeteve sociale, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani e ka përshkruar nisjen e vizitës në Ukrainë.
Ai ka vizituar edhe qytetin Irpinj, në periferi të Kievit, vend i veprimeve intensive ushtarake që nga fillimi i invazionit, ku nga nikoqirët ukrainas është njoftuar se janë gjetur trupa të shumë civilëve, ndërkaq mbi 79% të ndërtesave janë të shkatërruara pjesërisht ose tërësisht, duke përfshirë këtu spitalet dhe institucionet arsimore”
“Qyteti është argument i gjallë se agresioni rus ndaj Ukrainës paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Sulmet mbi civilët janë krime lufte, për çka duhet të ketë përgjegjësi”, ka shkruar në Facebook Osmani.
Ministrat e Jashtëm, Kuleba dhe Osmani kanë biseduar për agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mënyrat se si mund të ndihmojë bashkësia ndërkombëtare, por edhe Maqedonia e Veriut.Bujar Osmani: I dëshirojmë shumë fat Ukrainës në rrugën eurointegruese. Ne si vend me status kandidati mirë e dimë se rruga është e gjatë dhe e vështirë, por Ukraina i takon familjes evropiane.
Bujar Osmani: I dëshirojmë shumë fat Ukrainës në rrugën eurointegruese. Ne si vend me status kandidati mirë e dimë se rruga është e gjatë dhe e vështirë, por Ukraina i takon familjes evropiane.
Dmitro Kuleba: Ukraina mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE dhe ne duam që vendi ynë mik që sa më shpejtë të bëhet pjesë e BE-së. Vlerësoj se BE-ja duhet të zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, që kultivojnë vlera të njëjta me ato evropiane.
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, në Kiev është pritur nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Krum Efremov. Ambasadori Efremov është kthyer në Kiev dhe bashkë me anëtarët tjerë të misionit diplomatik vazhdojnë të kryejnë funksionin e tyre.