Koha ka mbetur në vend në Kalenjë të Mallakastrës sa i takon investimeve në infrastrukturë dhe shërbime.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për braktisjen, e cila ka ecur me ritme të frikshme. Dikur me mbi 150 familje, sot Kalenja numëron vetëm disa të moshuar. Dhe ato që kanë guxuar për të qëndruar në vendlindje vuajnë mungesën e shërbimeve bazë.
Pa shkollë dhe pa qendër shëndetësore, banorët e vjetër të Kalenjës janë në një sfidë për mbijetesë .
Teksa ditët e vitet kalojnë një tjetër derë mbyllet, e bashkë me të mpaket akoma më shumë edhe jeta në fshatin Kalenjë, dikur një vend plot jetë e gjallëri, por tashme i prekur edhe ai mjaft rëndë nga braktisja dhe shpopullimi.