“Pa ujë nuk ka jetë”, është një shprehje që e dëgjojmë shumë shpesh.
Por sa të kujdesshëm jemi ne për të ruajtuar një nga resurset më të rëndësishme për zhvillimin e jetës së njeriut? Ishin disa nga elementet e projektit “H2O” që po realizohet me të rinjtë e qytetit të Kavajës.
Të rinjtë, nga shkolla të ndryshme të qytetit të Kavajës po përfshihen në disa seanca jo vetëm për rëndësinë e ujit në jetën tonë dhe problematikat e ndotjes, por gjithashtu edhe për mesazhet sensibilizuese që do të prezantohen së shpejti nëpërmjet veprave artistike të krijuara nga vetë ata.
Të rinjtë po realizojnë vepra artistike nën kujdesin e piktores dhe Drejtueses së Qendrës “Tirana Art”, Jona Dividi.
Krijimet artistike do të prezantohen në ekspozitën përfundimtare e cila do të zhvillohet me datë 23 Dhjetor 2022 në Kavajë.
“H2O” implementohet nga Qendra “Tirana Art” dhe mbështetet nga Ambasada Hollandeze në Tiranë./Egnatia news