Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme në lidhje me padinë që bëri ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Ditën e sotme, është seanca e pajtimit, ndërkohë që Duma pohoi për gazetarët se Veliaj ka kërkuar shtyrje të gjyqit.
“Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë, nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike”.
“E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtër fiton në këtë vend. Më takon mua të bëjë një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj”, tha ajo.
SYRI