Paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të dytë 2024 kapi vlerën e 75.114 lekëve, duke u rritur me 5,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Gjatë tremujorit të dytë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, Informacioni dhe Komunikacioni. Për këto aktivitete paga bruto mesatare llogaritet në mbi 150 mijë lekë në muaj.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2024 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ka rritjen më të madhe prej 11,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 3 %.
Më konkretisht më pak të paguar janë të punësuarit në sektorë si bujqësia dhe peshkimi me pagë mesatare bruto prej 50 mijë lekësh në muaj.
Gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti, sipas INSTAT rezulton se grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë”, kanë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.
Tv Klan