Rama: Do marrin deri në 100% të pagës

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me kategoritë që do të përfitojnë nga statusi i fëmijëve në kujdesin  e Republikës.Rama është shprehur se duke filluar nga janari, tashmë do të kemi dyfishim të mbështetjes së trajtimit financiar për këto kategori.Kreu i qeverisë ka bërë me dije se pjesë e këtij statusi do të jenë fëmijët e mjekëve të rënë në krye të detyrës në kohën e pandemisë dhe për të gjithë fëmijët e tjerë të personave që kanë humbur jetën në detyra për ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore.

Po ashtu, Kryeministri u ndal te një tjetër nismë sociale. “Duke nisur nga janari, të gjitha nënat me 3 e më shumë fëmijë në skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfishin e ndihmës, ashtu sikundër të gjitha vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara, nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe po ashtu edhe jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike”, përfundoi Rama.