Blerja e klikimeve nga artistët duket si një debat që nuk do të përfundojë kurrë. Shpeshherë artistët kanë akuzuar njëri-tjetrin për blerjen e klikimeve dhe së fundmi lidhur me këtë ka reaguar dhe Erik Lloshi. Në një intervistë, këngëtari deklaroi se madje disa paguajnë miliona vetëm që të marrin klikime në Youtube, mes së cilësh përmendi dhe emrin e Don Xhonit.
“Jo më pak se katër javë, kam nxjerrë këngën “Kshu je ti”. Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni e të gjithë me radhë, që hedhin 10 milionë lekë sponsorizime.
Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Sa të kemi menaxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin për këngë që nuk duhen dëgjuar nga publiku, është fatkeqësi.“, tha Eriku. /abcnew