Në këtë analizë u përpiluan 19 studime që testonin nëse shërbimet si mesazhet, njoftimet në web ose orat smart mund të nxisnin njerëzit të rrisnin nivelet e aktivitetit fizik. Në të gjitha studimet u vu re se këto mjete të përdorura nuk ishin efektive tek personat me një status socio-ekonomik të ulët, ndërkohë që për personat me një status më të lartë ndodhte e kundërta.
Ky zbulim nxit argumentet se ndërhyrjet dixhitale po ndihmojnë në krijimin e ndasive në shëndetin midis grupeve të ndryshme dhe se ato janë dizenjuar për personat më të edukuar dhe më të pasur.
Autorët e kësaj analize mendojnë se janë disa arsyet që krijojnë këtë fenomen. Personat me një status socio-ekonomik më të ulët zakonisht kanë njohuri më të pakta mbi përdorimin e pajisjeve elektronike për të përmirësuar shëndetin e tyre. Ato gjithashtu nuk kanë kohën e duhur për të kryer aktivitetet që këto pajisje elektronike kërkojnë prej tyre, si përshembull vrapimi apo stërvitja e rregullt.
Problemi me kompanitë që krijojnë këto pajisje elektronike është se ato janë të fokusuar në shitjen e produkteve të tyre dhe i krijojnë këto produkte në varësi të nevojave të personave të pasur, pasi ato janë blerësit kryesorë të këtij produkti.