Lojtari me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami ka bërë një gjest shumë të veçantë në këtë muaj të Begatë të Ramazanit. Kasami ka dhuruar 5 mijë franga për dy fëmijë të vegjël që janë me probleme shëndetësore.
29-vjeçari i cili tashmë aktivizohet për klubin e Basel, foli në një lidhje telefonike në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, teksa theksoi se ndjen një keqardhje të pamasë në momentet kur sheh situata të tilla.
“Sot mbajta Ramazan dhe në fakt bëhem nervoz e ndjej keqardhje kur shoh këto raste. Më vjen shumë keq dhe dua t’i ndihmoj sa herë që mundem. U uroj shërim të shpejtë dhe zoti t’i ruajë të gjithë fëmijët”, theksoi futbollisti shqiptar