Fredi Beleri kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë. Siç bëhet me dije nga ky institucion për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, Beleri kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Antikorrupsion të Apelit, që e dënoi me dy vite burgim dhe deklarimin të pafajshëm të tij.
Mbi detajet e rekursit të ish kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, gazetarja Anila Hoxha bisedoi me avokaten e tij Klodiana Gjyzari, e cila tregoi se përse iu drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë.
“Së pari tabulatet e dëshmitarit e tregojnë që nga data 8 maj deri në 12 maj, nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë që të jepte deklarime apo të firmoste marrëveshjen për kryerjen e veprimeve të simuluara në prokurorinë Vlorë. Këto tabulate prokuroria e posaçme nuk na i dha, i morëm në gjykatë para konkluzioneve përfundimtare“, u shpreh ajo.
Top Channel