Rexhina Çelhaka, është 22-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin u përplas furgoni i pasagjerëve që vinte nga Tirana për në Sarandë.
Dyshohet se 22-vjeçarja është futur me shpejtësi në kthesë dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me furgonin. Si pasojë e kësaj përplasje pesë persona humbën jetën, shoferi, një çift shqiptarësh dhe dy turistë nga Ukraina.
Së fundmi, në redaksinë e JOQ ka mbërritur edhe fotoja pak kohë para aksidentit. Tre vajzat që udhëtonin në Land Rover, dy nga Italia dhe Çelhaka kanë pozuar me makinën dhe e kanë postuar në rrjetet sociale. Ato kishin filluar prej ditësh pushimet, por aksidenti tragjik ua preu në mes.