Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të përbashkët me ambasadorin e BE ka komentuar disa nga pikat e raportit ku thekson se ajo që nuk ka bërë progres tashmë është BE dhe jo Shqipëria.

Sipas tij Shqipëria e ka bërë punën e saj, por BE dhe pse komisioni ja ka dërguar të bardhë mbi të zezë nuk e ka marrë mundimin që të ulet në tryeze.

Shqipëria i ka arritur rezultatet që duhej të arrihej, por është BE që nuk po arrin rezultatet. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë të rëndësishme këtu, nëse ne vijojmë procesin e reformave dhe misioni evropian që është dhe gjykatësi i vetëm në këtë proces pasi tjerët janë subjektivisht këto përparime nuk i bëjmë se do të shkojmë të marrim provimin, por që këto të qëndrojnë këtu dhe Shqipëria të bëhet gjithnjë e më mirë.

Nëse BE do të bëjë këtë punë dhe 10 vjet të tjera po ne çfarë do të bëjmë do i lëmë përgjys punën nuk do i çojmë deri në fund procesin e transformimit të të gjithë vendit. Ne do i bëjmë dëm vetes dhe këtë e bëjmë për veten tonë. Në këtë proces BE është e pazëvendësueshne, pasi përmes komisionit na ndihmon me instrumentat, sesi bëhen këto punë dhe me gjykimet e veta kritike dhe me financimet e veta dhe rezultatet do i shohim në të dy anët, nëse dikush duhet të thotë pse nuk janë arritur është BE pasi e merr të bardhë mbi të zeze nga komisioni dhe nuk paraqitet në tryeze. Gjërat në BE kanë logjikën e tyre dhe ne nuk mund ta ndryshojmë dhe të humbasim pasionin tonë për të parë problemet që ka ajo familje”, ka thënë Rama.

Ndërsa në lidhje me pikën e shënuar në raport për lirinë e medias, Rama është shprehur se nuk është dakord pasi sipas tij liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin e saj më të lartë.

Ndërkohë që ka theksuar se përsa i përket paketës antishpifje nuk është bërë asnjë lloj hapi më tutje.