Një debat me tone të forta është zhvilluar në seancën e sotme të Kuvendit, që ka kulmuar me sherrin ndërmjet deputetëve Gazment Bardhi dhe Erjmonela Felaj. Në momentin kur Bardhi tha se emri i Felajt ishte pjesë e dosjes së inceneratorëve, deputetja socialiste ka humbur durimin duke iu drejtuar kolegut të saj me fjalët palaço.

Kaq ka mbajtuar që Bardhi të vijojë me akuzat ndaj Felajt, duke i kujtuar asaj 4 anëtarët e familjes që janë pjesë e prokurorisë së Tiranës, e madje pretendoi se bashkëshorti i saj ka zhvatur bizneset përmes gjobave.

Për qetësimin e Felajt është dashur që të ndërhyjë dhe Taulant Balla, ndërkohë që Bardhi ka duartrokitur në mënyrë ironike fjalën palaço, me të cilën iu drejtua në mënyrë të përsëritur socialistja.

DEBATI:

Ermonela Felaj: Palaço, palaço, palaço

Gazment Bardhi: Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie, që ka pushtuar prokurorinë e Tiranës, për ti vënë gjoba bizneseve…. Yt shoq ka marrë 1.4 milionë euro nga bizneset, ti je një hajdute një gjobaxhie, që ske fytyrë të vish këtu. Ti je fasada e inceneratorëve, ke vënë fytyrën për të mbuluar krimin. Mbylle moj hajdute gojën

Felaj: Palaço, palaço, palaço

Nikolla i ndërpret fjalën Bardhit

Opozita ka kërkuar në mbledhjen e sotme ndryshimin e rendit të ditës, për të vënë në krye të listës autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt, dhe kanë kërkuar gjithashtu që seanca të mos vazhdojë pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Rama duhet të japë llogari për dy skandalet e fundit, atë që ndodhi në Krujë me fisin e deputetit të dorëhequr Rrahman Rraja, si dhe me arratisjen e Arben Ahmetajt.

(E.K/Faxweb.al)