Deputeti demokrat Edi Paloka, është shprehur mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha kur ishte kryetar i PD është nisur për në Amerikë por është kthyer. Madje, sipas Palokës kjo ka ndodhur dy herë.
I pyetur për “non-gratan” e Sali Berishës, tha se kur të ndërrohet pushteti në SHBA dhe administrata Biden të largohet, atëherë dhe ndalimi për ish-kryeministrin dhe familjen e tij do të hiqet.
Do vijë çasti kur Berisha do të kalojë Oqeanin dhe do ta merrni vesh. Pse s’i kujtoni ju se do të qëndrojnë këto vendime politike. Ja, do të ndërrohen administratat e do të vijë ajo ditë. Unë e kam kaluar Oqeanin mbi 10 herë, cep më cep i kam rënë Amerikës dhe nuk kam bërë lajm.
Shkoi një deputet në SHBA, dhe çfarë? Pse duhet bërë lajm kjo, çfarë ka se shkon një deputet në Amerikë? Basha është nisur dhe e kanë kthyer, nja dy herë”, tha deputeti demokrat Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Frontline”.