Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, nënkryetari Edi Paloka deklaroi se të gjitha vlerat e kësaj partie sot janë vënë në diskutim.
“Ofrova një zgjidhje kompromisi që të dy palët, të cilat nuk kanë besim te njëra-tjetra, me përfaqësues të tyre, të bëjnë verifikimin e formularëve të firmave. Kjo nuk u pranua. U kalua në një propozim për një Kuvend tjetër, që do të jetë një antimiting, siç lexova profesor Artan Fugën. Të gjitha vlerat e kësaj partie sot janë vënë në diskutim. Sot janë përbuzur hapur demokratët e thjeshtë, delegatët e Kuvendit vetëm për interesa të dikujt që guxoi sot të thotë se edhe partia të shkatërrohet, nëse është e nevojshme. Nuk e kam për kryetarin, por për dy nënkryetarë. Vetëm e vetëm që të mbajnë nga një zyrë e nga një karrige”, tha Paloka.
Ndërkohë, Aldo Bumçi u shpreh: “Në 8 vite nuk ka arritur fitoren dhe peshën kryesore të përgjegjësisë e mban kryetari. Mbi 4200 firmat janë të vërteta dhe ato janë partia reale”.