Një aksident i frikshëm mësohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të marte në Bulqizë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga burimet paraprake mësohet se njëri prej mjeteve ka përfunduar jashtë rrugës dhe është bërë copash. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy shoferët e dy mjeteve, të cilët me urgjencë janë nisur në spitalin e Bulqizës.
Lidhur me këtë ngjarje pritet një reagim nga policia si dhe më tepër informacione zyrtare.