Të tjera pamje dramatike vijnë nga Turqia e cila vijon betejën e saj me flakët vdekje prurëse që kanë shpërthyer në të gjithë vendin duke detyruar turistët të largohen dhe qielli është bërë I kuq.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë.

Deri tani raportohen për 8 të vdekur.

Pamje dramatike nga Bodrum që po lufton me zjarret, flakërin dhe

Hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët dhe rezidentët lokalë janë evakuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga falkët të cilët u afruan bregut.

“Kemi parë zjarre por kurrë kështu” thotë një turiste ndërsa po evakuohet me të tjerët.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllim. Ndërkohë një person është ndaluar si zjarrvënës.

Ora