E marta shënon ditën e 34-t të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. E kjo e fundit, nëpërmjet mediave sociale i ka “promovuar” sulmet ndaj forcave ruse, derisa ka publikuar edhe pamje të shkatërrimit të helikopterëve.
Momenti i rrëzimit të një helikopteri rus në javën e parë të marsit u bë viral në mediat online. E këtë, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e shfrytëzoi për t’u tallur, duke ia ndarë “çmimin” si “kinematografia më e mirë”.