Policia e Shtetit organizoi ditën e sotme një operacion anti-kanabis në zonën e Fushë Krujës, ku sipas informacioneve paraprake u shoqëruan 10 persona.
Forcat operacionale të RENEA-s dhe FNSH-së u përqëndruan në fshatin Nikël, ku të pranishëm në aksion ishin dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duhe filluar nga drejtori Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka.
Siç dhe nga fotot e mëposhtem ka qenë vetë Ardi Veliu i cili ka marr pjesë në kontrollet që u kryen në një banesë dhe në serat përreth saj.
Mësohet se operacioni është iniciuar nga të dhënat e “Guarda di Finanza-s”, ku përmes monitorimit nga ajri janë vërejtur parcela me kanabis të mbjella në zonë.
Nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar, ndërkohë që nuk mungojnë dhe pozat drejtuesve të lartë policor përpara aparatit filmues.