Ndër 277 personat, 51 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit, në bordin e tragetit Euroferry Olympia, i kompanisë Grimaldi Lines, 243 janë shpëtuar nga trupat ushtarake të anijes Monte Sperone të Financës Italiane, njofton Guardia di Finanza e cila ka publikuar dhe pamjet nga operacioni i shpëtimit.
Në operacionin e shpëtimit u aktivizuan dhe dy gomonet e pranishme në bordin e anijes së Guardia di Finanza.
Në këtë operacion forcat italiane janë ndihmuar nga Roja bregdetare greke.
Presidenti i Republikës Sergio Mattarella e Ministri i Ekonomisë e Financës Daniele Franco kanë falenderuar Komandant Gjeneralin e Guardia di Finanzës Giuseppe Zafarana për këtë operacion të vështirë shëptimi.
Personat e shpëtuar janë zbarkuar në portin italian të Brindizit.
Zjarri mendohet të ketë nisur në pjesën e stivës së tragetit për shkaqe ende në hetim.
Trageti është nisur në ora 01.20 nga porti i Igumenicës me destinacion portin e Brindizit.
Zjarri ka shpërthyer ndërsa trageti po lundronte në ujërat e detit Jon në veri të Korfuzit e 9 milje larg brigjeve.