Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Durrësit, ku një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë Urës së Dajlanit, duke shkaktuar një bilanc tragjik me një viktimë dhe disa të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, teksa automjeti po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë, e dyshuar deri në 300 kilometra në orë, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e timonit.

Si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës, duke i shkatërruar plotësisht dhe duke i “marrë përpara”. Pas goditjes së fortë, makina ka “fluturuar” rreth 300 metra, përpara se të përfundonte mbi një dyqan lodrash poshtë mbikalimit.

Përplasja ka qenë fatale për pasagjeren 18-vjeçare, Vikena Greku e cila ka ndërruar jetë në vend. I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, Arbër Xhaxhaj 26 vjeç, banues në Fier si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodheshin pranë zonës së aksidentit. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve