Një zjarr gjigant ka nisur mesditën e sotme në një magazinë logjistike në Stamboll
Shtëllungat e mëdha të tymit në qiell kanë frikësuar mjaft banorët, ndërkohë që Turqia është duke u përballur me një situatë të vështirë me zjarret në jug-perëndim të vendit.
Zjarri ra në lagjen Esenyurt, ndërsa për fat të mirë nuk ka njoftim për të vdekur.
Një numër i madh zjarrfikësesh ndodhen në zonë për të shuar flakët, të cilat kanë pushtuar një zonë të gjerë.