CNN amerikan ka publikuar disa pamje të rënda që tregojnë ushtarët rusë teksa qëllojnë dy civilë të paarmatosur në të Kievit. Ngjarja po hetohet si një krim lufte nga prokurorët ukrainas.
Të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me të ashtuquajturat rregulla të luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve. Njëri ishte pronari i pikës së shitjes së automjeteve që u grabit dhe tjetri Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68 vjeçar që punonte si roje në këtë biznes.
Vajza e tij, Julia, nuk mund të durojë të shikojë videon e ditës së vdekjes së babait të saj, por ajo po e ruan që një ditë t’u tregojë fëmijëve të saj, që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit. “Ata janë xhelatët”, tha ajo për CNN.
“Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur
Pesë ushtarë rusë mbërrijnë dhe përpiqen të hyjnë në biznese, duke qëlluar në brava dhe duke thyer xhamat. Pronari i afrohet me duar të ngritura, ata e ndalojnë dhe duket se e kërkojnë për armë. Më pas mbërrin Plyats.
Ka një bisedë përpara se ushtarët të largohen dhe dy civilët të fillojnë të kthehen në vendrojën e tyre. Pastaj të paktën dy nga ushtarët vijnë prapa burrave dhe hapin zjarr. Të dy civilët bien në tokë.
Një prokuror i lartë ukrainas thotë se incidenti po hetohet si një krim lufte.