Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor në njësinë administrative Shmil në bashkinë e Elbasanit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve por terreni malor po e vështirëson punën. Paraprakisht zjarri dyshohet i qëllimshëm.