Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Tirane ku kater persona kane gjetur vdekjen si pasoje e perplasjes se makines me te cilen po udhetonin me nje betonjere.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur ne Fushe Preze ndersa drejtuesi i betonjeres, eshte vene ne pranga pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.about:blank

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.